X Mbylle
Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e OJQ-së ''Markali t'Biciklave''
Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e OJQ-së ''Markali t'Biciklave''
Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e OJQ-së ''Markali t'Biciklave''.
Përfaqësuesit e Marakli t'Biciklave theksuan dhe njëherë nevojat dhe kërkesat që ka ky komunitet, për kushte më të mira e të cilat do të ndikonin drejtëpërdrejt edhe në siguri të pergjithshme në komunikacion.
Duke i ditur mundësitë e pafundme që ka Ferizaji për të shumëfishuar në të ardhmen korsitë e biçikletave në hyrjet-daljet e qytetit, ky fakt na shtyen ne si OJQ që vullnetin tonë do ta pëdorim për ta kthyer biçikletën në mjet si kulturë të re të transportit për shoqërin.
Në këtë takim u dakorduam që të analizohen mundësitë më të përshtatshme që ky vizion të nis së jetësuari së shpejti, krahas dhjetëra kilometrave shteg çiklistësh që janë rregulluar deri më tani.
Kryetari Aliu na premtoi angazhimin e tij në përkrahje të komunitetit të çiklzimit dhe gjetjen e një zgjidhjeje për problemet të cilat ballafaqohen çiklistët çdo ditë.