X Mbylle
Përfaqësuesit e OJQ-së ''Marakli t'Biciklave'', u pritën sot në takim nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Përfaqësuesit e OJQ-së ''Marakli t'Biciklave'', u pritën sot në takim nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të shtigjeve të biçikletave në këtë qytet,si dhe u vlerësuan nevoja dhe mundësit ,të të gjithë akterëve përfshirë edhe Komunën dhe institucionet tjera relevante, për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për sigurinë e përgjithshme të çiklistëve nëpër rrugët e Gjakovës , me theks të veçant krijimin e shtigjeve të reja të çiklizmit dhe parkingjeve për biçikleta në pika të caktuara, brenda dhe jasht qytetit.
Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishte dhe mundësia për bashkëorganizimin e një turi me biçikleta, i cila do të shërbente për të promovuar pikat turistike të komunës së Gjakovës. Ky tur pritet të oranizohet në javën e fundit të muajit Maj, i cili gjithashtu mendohet të bëhet tradicional.
Kryetarit Gjini, Berat Rakovica dhe Driada Sopi ua shprehën vullnetin e Marakli t'Biciklave! që ta vazhdojmë dhe avancojmë edhe më tutje bashkëpunimin tonë.