X Mbylle

Për Ne

Marakli t`Biciklave (MB) është komuniteti më i madh i çiklistëve në Kosovë që rreth vetës numëron mbi 300 anëtarë aktiv në aktivitetet tona në shtatë regjionet e Kosovës, ndërsa në aktivitet përmes rrjeteve sociale rangohet e para për nga numri i komunikimit dhe ndjekësve të saj. 

MB është themeluar me 17 janar 2020 dhe vepron si Organizatë joqeveritare që ka për qëllim avancimin e sportit të çiklizmit, krijimin e kushteve për aktivitete sportive dhe kualitative si dhe ngritjen e cilësisë së sportit të çiklizmit duke promovuar jetesë të  shëndeteshme dhe ambientit të pastër. 

Marakli tBiciklave po ashtu janë pjesë e disa projekteve dhe iniciativave të cilat kanë për synim përmirësimin e infrastruktures rrugore për çiklizëm duke avokuar për pjesëmarrje të barabartë të çiklistëven në komunikacion. Deri më tani, MB përmes aktiviteteve është e shtrirë në disa qytete si në Fushë Kosovë, Prizren, Podujevë,  Pejë, Gjakovë, ndërsa selinë qendrore e ka në Prishtinë.

Partnerët

Sponzorët