X Mbylle
Bicikleta dhe shtatzënia
Bicikleta dhe shtatzënia
Keni qejf të ngisni bicikletën, por jeni shtatzënë… kjo është një dilemë – a të hiqni dorë nga kjo kënaqësi apo të vazhdoni të ngisni prapë bicikletën.
Jo, nuk keni nevojë që të hiqni dorë nga ngasja e bicikletës! Përfitimi nga ngasja e bicikletës gjatë shtatzënisë është i madh, ndonëse zor se do të mund ta keni këtë kënaqësi deri në fund të shtatzënisë. Janë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh nëse do të vazhdoni ta ngisni bicikletën gjatë shtatzënisë.
Mos harroni se gjatë shtatzënisë trupi juaj ka ndryshuar tërësisht. Gjatë shtatzënisë keni nevojë për 300 kalori shtesë për çdo ditë. Nëse ngisni bicikletën ju do të keni nevojë për 500 kalori edhe nëse distanca që e kaloni me bicikletë është e shkurtër.
Ngarja e bicikletës është një ushtrim i mrekullueshëm aerobie, por duhet të keni kujdes sepse gjatë shtatzënisë do të ndryshojë qendra e gravitetit e trupit tuaj. Kjo mund të jetë problem me mbajtjen e ekuilibrit të trupit. Prandaj, gjithmonë duhet të keni kujdes kur merrni kthesat dhe mos qëndroni shumë afër biciklistëve të tjerë ose veturave në lëvizje. Nëse i përmbaheni këtyre këshillave, nuk do të humbni ekuilibrin dhe nuk do të rrëzoheni, por edhe nëse ndodh që do të rrezoheni, beba nuk do të lëndohet (nëse lëndimi nuk është shumë i rëndë). Megjithatë, menjëherë konsultohuni me mjekun. Mos i harroni shenjat e rrezikut: dhimbja në fund të barkut, rrjedhja e ujorit dhe gjakderdhja.
Nëse nuk dini ta ngisni biciklitën, mos provoni që të mësoni bicikletën tash kur jeni shtatzënë.
Kur ngisni bicikletën shmanguni nga terrenet e vështira, jo të rrafshta dhe të rrezikshme… është më mirë që ta ngisni bicikletën në terren të rrafshtë.
Mos harroni se duhet të merrni mjaft lëngje. Gjatë shtatzënisë ju djersiteni më tepër dhe kështu humbni më shumë lëngje. Prandaj, pini mjaft lëngje!
Nëse gjatë ngasjes së bicikletës e ndjeni se zemra ju rreh ashpejt, pushoni menjëherë! Pushoni edhe nëse ju zihet fryma. Mos harroni, nëse juve ju zihet fryma dhe keni nevojë për ajër, të njëjtën gjë e ndjen edhe baba juaj.
Vishni rroba të rehatshme. Mund të vishni një bluzë të gjerë dhe pantollona të shkurtëra. Nëse ju djersiten këmbët, mos vishni atlete, por sandale të rrafshta.