X Mbylle
Jun
01
Prishtinë

Cycle Kids #maraklitbiciklave

Eventi ka përfunduar!

Guida

1 Qershori - Dita e Fëmijëve #maraklitbiciklave 

 

Qëllimi i aktivitetit : 

 

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve , grupi i çiklizmit ''Marakli t'Biciklave''organizon gjiro me biçikleta me moton '' Cycle Kids''! 

 

Qëllimi i këtij aktiviteti është jo vetëm të sjellim në vëmendje të drejtat e çdo fëmije por t’i shoqërojmë ato me përgjegjësitë që janë po aq të rëndësishme kur bëhet fjalë për një rritje të shëndetshme dhe aktive.

Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, per ti thene jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive.

 

Përmes këtij aktiviteti me biçikleta fëmijët do të kenë rastin të kuptojnë më shumë për biçikletën dhe rëndësinë që ka ajo në shëndet dhe ambientin që na rrethon.

Njëkohësisht përmes këtij aktiviteti do tentohet inkurajimi për fëmijën të ngasin biçikletën sepse u ndihmon në vendosjen e disa zakoneve të shëndetshme që do t’i mbajë gjithë jetën.

 

Guida

 

Ne takohemi tek Pllatoja e Pallatit të Rinisë në Prishtinë në ora 16:00 , duke vazhduar më pas së bashku me fëmijët nga Rr.Luan Haradinaj në drejtim të Rr.Rexhep Luci tek ''Kino ABC'' e deri tek sheshi kryesor Zahir Pajazit, ku edhe përfundon ky aktivitet. 

 

Preferohet që fëmijët të bartin maskën gjatë ndalesave , për shkak të paranadalimit të përhapjes së virusit Covid-19 , gjithashtu bartja e helmetës është obligative. 

 

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti do kujdesen stafi i grupit Marakli t'Biciklave , preferohet që fëmijët të jenë të shoqëruar nga prindërit apo kujdestarët. 

 

Ky aktivitet gjithashtu mbështetet nga Komuna e Prishtinës si dhe Policia e Kosovës. 

 

#maraklitbiciklave