X Mbylle
Aksident: Vetura godet ciklistin ne Prizren
Aksident: Vetura godet ciklistin ne Prizren

Sot rreth orës 16:20 një çiklist është goditur nga një veturë në rrugën "Adem Jashari" në Prizren, pas ndihmës se parë ai menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal te Prizrenit. Si pasojë e aksidentit mësohet se personi në fjalë ka marrë lëndime të mesme trupore dhe tashmë po trajtohet në Spital. Sipas informacioneve të marra gjendja e viktimës është stabil. 

Marakli’t Biciklave Dega në Prizren ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë në Policinë e Prizrenit, por deri në momentin e publikimit të lajmit ka qenë e pamundur.

Ne si komuniteti i çiklistëve në Prizren bëjmë apel që të gjithë pjesëmarrësit të kenë kujdes të shtuar në trafik duke respektuar te drejtat e çiklistëve te cilët ne krahasim me makinat te terja transportuese ne trafik kane pozicionin më me dezavantazh.

Marakli’t Biciklave deshiron shërim të shpejtë viktimës.