X Mbylle
Tour of Lombardy
Tour of Lombardy

Giro di Lombardia (anglisht: Tour of Lombardy), zyrtarisht "Il Lombardia", është një garë çiklizmi në Lombardi, Itali. Tradicionalisht është i fundit nga pesë "Monumentet" e sezonit, i konsideruar si një nga ngjarjet më prestigjioze njëditore në çiklizëm dhe një nga ngjarjet e fundit në kalendarin UCI World Tour. I mbiquajtur Classica delle foglie morte ("Klasiku i gjetheve që bien [për shkak së stinës së vjeshtës]"), është klasikja më e rëndësishme e vjeshtës në çiklizëm. Ngjitja më e famshme e garës është Madonna del Ghisallo në finalen e garës.
Edicioni i parë u mbajt në 1905.
Për shkak të kursit të saj kërkues, gara konsiderohet një klasike e ngjitësve, duke favorizuar ngjitësit me një përfundim të fortë me sprint