X Mbylle
Marakli t’Biciklave dhe Komuna e Prishtinës vazhdojnë bashkëpunimin.
Marakli t’Biciklave dhe Komuna e Prishtinës vazhdojnë bashkëpunimin.
Marakli t’Biciklave dhe Komuna e Prishtinës vazhdojnë bashkëpunimin.
Sot në takimin e punës në Komunën e Prishtinës u realizua biseda me Drejtorin për Kulturë, Adrian Berisha me të cilin u fol për çështjet e ngritura nga komuniteti i çiklistëve ditëve të fundit.
Në ketë takim u bisedua për shtyerjen përpara dhe zbatimin e planit për shtigje të bicikletave në Prishtinë të finalizuar nga projekti i GIZ-it gjerman, përfundimin e shtegut të biçikletave në rrugen Agim Ramadani, u fol poashtu edhe për shtegun e ri që do të bëhet sebashku me rrugen Muharrem Fejza të lagjja e Spitalit etj.
Në këtë takim u dakorduam gjithashtu edhe për fushatën vetëdijesuese në Prishtinë që do të realizohet nga Marakli t’Biciklave, Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës gjatë muajit Prill 2021.